Henry dhe Beckham në miqësoren me United

11/07/2011 15:45

Thierry Henry, David Beckham e Rafael Marquez janë disa nga yjet e Ligës Amerikanoveriore të Futbollit (MLS) të zgjedhur në skuadrën që do të përballet në miqësoren me Manchester United, më 27 korrik në Harrison (Nju Xhersi).

Ata janë zgjedhur me anë të një sondazhi mes tifozëve.

Zgjedhja përfshin edhe amerikanin Landon Donovan, golëshënuesi më i mirë i MLS së bashku me Henry, të dy me 9 gola, dhe mesfushori Brek Shea, kandidat për titullin futbollisti më i mirë i sezonit.

Top Channel