F1, McLaren: Nuk dorëzohemi

11/07/2011 18:10

McLaren nuk dorëzohet në garën për botërorin e Formula 1. Premtimi vjen nga team principal i skuderisë angleze Martin Whitmarsh, pas vendit të katërt të zënë nga Hamilton dhe performancës akoma më të dobët të Button dje në Silverstone.

Whitmarsh pranon se makinat e skuadrës angleze nuk janë mjaft të shpejta për momentin, por “skuadra do të vazhdojë të përpiqet fortë që të kthejë situatën dhe të kthehet në shkallën më të lartë të podiumit”, thekson ai.

Top Channel