Damask, militantët hyjnë në ambasadën USA

11/07/2011 19:25

Është rënduar situata në kryeqytetin e Sirisë, Damask, ku besnikët e presidentit Bashar al Assad kanë sulmuar ambasadën amerikane dhe atë franceze.

Sipas mediave ndërkombëtare, tre ose katër militantë kanë hyrë në selinë diplomatike të Shteteve të Bashkuara, duke arritur të ngjiten në tarracën e saj.

Rojave të sigurisë u është dashur më shumë se gjysmë ore për t’i dëbuar jashtë territorit ultraterritorial të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, në ambasadën franceze tre agjentë sigurie kanë mbetur të plagosur gjatë një skenari të ngjashëm me atë të ambasadës amerikane.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Jashtme franceze, e cila ka saktësuar se militantët e presidentit kanë tentuar të hyjnë në ambasadë.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Sirinë për përgjigjen e vonuar të autoriteteve në mbrojtjen e ambasadës së tyre.

Departamenti i Shtetit ka deklaruar se do të thërresë në Uashington shefin e diplomacisë siriane, për t’i kërkuar llogari mbi ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA