“NoW” paguante rojat mbretërore

11/07/2011 16:40

Detaje dhe informacione të reja kanë dalë në sipërfaqe nga hetimet që po kryhen mbi përgjimin e paligjshëm të telefonave nga gazeta “News of the World”.

Kështu, janë zbuluar prova që sugjerojnë se gazeta paguante një oficer të rojave mbretërore për të marrë informacione mbi bisedat e anëtarëve të familjes mbretërore.

E-mailet e kontrolluara tregojnë se oficeri kërkonte shuma prej 1 mijë stërlinash për informacione mbi familjen mbretërore, të afërmit dhe miqtë e tyre, bën të ditur BBC.

Gjithashtu, janë zbuluar të dhëna se bashkëpunëtorëve të gazetës u janë dhënë oferta për platformën BskyB nga kompania “News Corp”.

“News Corp” zotëronte gjithashtu gazetën që u mbyll ditën e djel, pasi pranoi përgjimin ilegal të telefonave dhe postave elektronike.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Nick Clegg është takuar me familjarët e Milly Dowler, adoleshentja e vrarë, të cilës iu përgjuan ilegalisht mesazhet e celularit gjatë kohës që ishte e zhdukur në vitin 2002.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA