Malajzi, protesta, më shumë se 1400 të arrestuar
09/07/2011 16:20
Janë më shumë se 1400 manifestues të arrestuar sot në Kuala Lumpur, ndërsa protestonin kundër qeverisë së Najib Razak.
Lajmin e ka bërë të ditur policia në përfundim të një dite ku agjentët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën prej 20 mijë personash.
Manifestuesit janë pjesë e “Bersih 2.0”, një koalicion i OJQ-së që kërkon reforma elektorale dhe më shumë transparencë në politikë.
Top Channel