Fluturimi i fundit i “Atlantis”

09/07/2011 00:50

Atlantis është anija e fundit që shkon në hapësirë duke shenjuar fundin e një programi 30 vjecar që nisi me entuziasëm më 12 prill të vitit 1981.

Atlantis është anija e fundit që shkon në hapësirë duke shenjuar fundin e një programi 30 vjecar që nisi me entuziasëm më 12 prill të vitit 1981.

Asokohe festoheshin 20 vitet e mbërritjes së njeriut të parë në hapësirë, rusit Juri Gagarin.

ISS-135 u nis nga Cape Kanaveral në Florida dhe gjatë misionit 12 ditor do të zbarkojë në hapësirë 3.5 ton furnizime të nevojshme.

Së bashku me dy anijet e tjera të dala në pension, sic shkruajnë mediat botërore, Atlantis do të vendoset në muze.

Me 33 misionet e saj, Atlantis është anija që ka fluturuar më shumë në hapësirë pas Discovery që numëron 35 fluturime. Në bordin e saj janë 4 astronautë, të gjithë rreth të 50-ve.

Fundi i programit lë SHBA-në pa anijet e saj kozmike. NASA do të përqendrohet në eksplorimin e thellë të hapësirës. Agjencia po punon me disa kompani të tjera amerikane për të zhvilluar mjete të tjera transporti në hapësirë që do të zëvendësonin anijet kozmike.

Deri sa kjo të ndodhë do të jenë Sojuzet ruse që do të transportojnë astronautë amerikanë në stacionin ndërkombëtar të hapësirës ndërsa furnizimet do të bëhen nga anijet ruse, europiane dhe japoneze.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA