Alergjike nga aromat, rrezikon vdekjen

09/07/2011 11:40

Një vajzë 5-vjecare,në Itali, është e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë,
duke rrezikuar jetën sa herë që nuhat aroma të ndryshme. Shpresa e saj e
vetme mbetet një udhëtim në Angli, pasi shërbimi shëndetësor italian
nuk e njeh sëmundjen e saj.

Vajza nuk mund të luajë me fëmijët e tjerë, nuk mund të shkojë në kopsht, nuk mund të dalë nga shtëpia. Ajo është e prekur nga MCS (ndjeshmëri kimike e shumëfishtë), një prej sëmundjeve më të rralla në botë.

Nëse ndjen aroma, qoftë edhe natyrale,si aroma e bukës apo ëmbëlsirave, rrezikon të vdesë. Sëmundja e saj u shfaq në moshën 2-vjecare, për shkaqe ende të panjohura. E vogla do të dërgohet në Angli, ku ka qendra speciale për të kuruar këtë sëmundje. Gjithësesi trajtimet kushtojnë shumë dhe prindërit shitën shtëpinë dhe humbën punën për t’i qëndruar pranë fëmijës së tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA