Teli e Agolli, gola në fitoren e Karabak

08/07/2011 11:55

Në turin tjetër të Europa Leagua do të kalojë edhe Armid Teli edhe Ansi
Agolli, dy futbollistët shqiptarë të cilët kanë qenë protagonistë të
padiskutueshëm në sigurimin e kualifikimit të skuadrës së tyre FK
Karabak.

Ekipi azerbajxhanas fitoi dje me rezultatin 3-0 ndaj skuadrës lituaneze Banga Gargzdai. Pas vetëm 29 minutash lojë, ishte pikërisht Admir Teli, ai i cili shënoi golin e avantazhit për vendasit e Fk Karabak. Pas vetëm 6 minutash Sadigov realizoi golin e dytë.

Ndërsa për të fiksuar shifrat e rezultatit përfundimtar në 3-0, mendoi shqiptari tjetër Agolli, i cili shënoi në minutën e 77. Në fakt Karabak e kishte siguruar thuajse kualifikimin që në ndeshjen e parë në Lituani, ku kishte fituar me rezultatin 4-0.

Por me 3 golat e djeshëm përmirësoi golavarazhin e kësaj fitoreje, duke e çuar atë në shtatë. Skuadra e Telit dhe Agollit do të përballet në turin tjetër të Europa League me ekipin modest të Ishujve Faroe, EB/Streymur, ndaj të cilëve do të jenë sërish favoritë për kualifikimin.

Top Channel