PE, debat për kontrollin kufitar

08/07/2011 16:00

Parlamenti Europian kundërshtoi rivendosjen e kontrolleve kufitare, me përjashtimin e ndonjë rrethane të jashtëzakonshme.

Debate të ndezura u zhvilluan në sallen plenare të Strasburgut, ku disa deputetë si hollandezi Daniel van der Stoep e mbrojten iniciativen e Danimarkes me pretekstin se rikthimi i kontrolleve eshte mjet i suksesshëm për penguar kalimin e kufirit nga elementë të padëshiruar të kalojnë kufijtë.

Një shtet sovran është i detyruar që t’i mbrojë interesat e popullit të tij, ka qene jusitifikimi i Van der Stoep, i cili pretendon se pranimi i shteteve të tjera në zonën e Shengenit ka rritur depertimin e kriminalietit nga jashte në vendet e pasura të Evropës Perëndimore.

Edhe me i drejtperdrejte William Dartmouth nga Partia e Pavarësisë e Britanisë së Madhe, qe citohet nga Dojce Vele te kete thene se jo vetëm Eurozona, por edhe shengeni tashme ndodhet shume prane fundit. Te tjere deputete si ai gjerman Manfred Weber i CSU-se, e mbrojten Shengenin- jo pa kritikuar shefat e shteteve dhe të qeverive, të cilët vendosën që shtetet t’i kryejnë në të ardhmen kontrollet në mënyrë më të thjeshtë.

Weberi i bëri thirrje politikës, që t’u bëjë të qartë njerëzve, se kontrollet kufitare nuk sjellin domosdosmerisht më shumë siguri. Megjithë kundërshtitë, Komisioni miratoi një rezolutë të përbashkët, ku shprehet keqardhja e Parlamentit Europian per deshiren e disa vendeve anetare qe te rivendosin verifikimet ne kufi.

“Nje levizje e tille”, thuhet ne dokument, nuk perligjet me vershimin e refugjatëve. Në vjeshtë do të miratohen rregulla konkrete nga Komisioni, të cilat të përcaktojnë se në ç’kushte do të lejohen sërish kontrollet kufitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA