Neymar kërkon të luajë për Real Madrid

08/07/2011 20:15

Agjenti i talentit brazilian Neymar, i cili kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës, ka theksuar se ëndrra e sulmuesit është të luajë për Real Madrid.

“Neymar ka ëndërr të luajë për madrilentët, por ka edhe një dëshirë të madhe të luajë Botërorin e Klubeve me ekipin e tij Santos në dhjetor, kështu që në Europë do ishte mirë të transferohet gjatë merkatos së janarit”, u shpreh sot agjenti i 19-vjeçarit, Wagner Ribeiro.

Santos, ekipi aktual i Neymar, është kampioni në fuqi i Kupës Libertadores dhe si i tillë do të luajë Botërorin e Klubeve që do të zhvillohet në Japoni në datat 8-18 dhjetor të këtij viti.

Top Channel