Kur bëjnë grevë edhe gamiljet
08/07/2011 13:00
Në një Tunizi të shkatërruar si kurrë më parë nga grevat dhe protestat, lajmi për një trazirë tjetër mund të jetë normal.
Por, të dish që edhe për gamiljet dhe të zotët e tyre që shëtisin turistët nga Hamameti dhe Nabeuli ka ardhur koha për të zbritur në shesh, ka një farë efekti.
Padronët e gamiljeve tregojnë se kjo situatë ka ardhur në këtë pikë pasi shumë hotele, nga mungesa e turistëve dhe prenotimeve, u kanë thënë se nuk mund t’i paguajnë më për të shëtitur të huajt.
Top Channel