Kupa e Amerikës, Kosta Rika mund Bolivinë

08/07/2011 11:30

Një tjetër surprizë në Kupën e Amerikës. Kosta Rika ka mundur gjatë natës 2-0 Bolivinë.

Kombëtarja me lojtarë të rinj, të gjithë nën moshën 22 vjec, e ka marrë veten pas humbjes 0-1 me Kolumbinë.

Autorë të golave kanë qenë Jouse Martinez në minutën e ’59 dhe Joel Campbell 20 minuta më vonë.

Ky i fundit është vetëm 18 vjec dhe shihet si shpresë e madhe e futbollit amerikan.

Tani, Bolivia ka dalë e fundit në Grupin A, që kryesohet nga Kolumbia, e ndjekur nga Kosta Rika dhe Argjentina.

Top Channel