Fabregas bojkoton turin aziatik të Arsenalit

08/07/2011 20:40

Cesc Fabregas, mesfushori spanjoll i Arsenalit, afrohet gjithmonë e më shumë tek Barcelona.

Hapi i radhës i futbollistit katalanas është një pakt me trajnerin e tij, Arsene Wenger: Fabregas ka arritur një marrëveshje me teknikun francez për të mos udhëtuar në turin aziatik me shokët e ekipit.

Dëshira e futbollistit spanjoll është të luajë për Barcelonën sezonin e ardhshëm dhe tashmë pritet vetëm që katalanasit dhe londinezët të arrijnë marrëveshjen për transferimin e mesfushorit.

Top Channel