Britani, miniera kthehet në burim energjie

08/07/2011 12:45

Një minierë alumini e dalë nga përdorimi, në afërsi të qytetit Truro, në
Mbretërinë e Bashkuar, është kthyer në një impiant diellor në gjendje
të furnizojë me energji mbi 400 banesa.

Struktura, e realizuar në më pak se dy muaj punë, shtrihet në 2.9 hektarë terren dhe prodhon 1.4 MË energji falë punës së 5700 modulëve.

Autoritetet synojnë realizimin e një projekti më të gjerë, për ta kthyer zonën në fjalë në parkun e parë shkencor që do të shfrytëzojë vetëm energjinë e pastër: atë diellore, hidrike dhe gjeotermale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA