Kupa e Amerikës, Argjentina zhgënjen sërish

07/07/2011 08:20

Zhgënjen sërish Argjentina në Kupën e Amerikës.

Argjentinasit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 edhe në ndeshjen e dytë të grupit B, atë ndaj Kolumbisë, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë me Bolivinë.

Messi dhe shokët e tij janë “përcjellë” me vërshëllima dhe sharje në përfundim të ndeshjes dhe tashmë për ta gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit të grupit, atë ndaj Kosta Rikës.

Top Channel