F1, Vettel: Botërori është ende i gjatë

07/07/2011 18:10

“Botërori është ende i gjatë, gjithçka mund të ndryshojë”. Në vigjilie të Çmimit të nëntë të Madh të sezonit, në program të dielën në Silverstone, në Britaninë e Madhe, Sebastian Vettel shprehet i kujdesshëm mbi mundësinë e fitores së titullit të dytë radhazi.

“Nuk dihet kurrë, nuk është e vërtetë që kam kampionatin në xhep”, thekson piloti gjerman i Red Bull.

“Edhe këtë vit fillimi i botërorit ka qenë shumë pozitiv për ne dhe sigurisht në fund kjo mund të jetë e dobishme. Por rruga është ende e gjatë sepse pikërisht vitin e shkuar disa gjëra shkuan në finale në mënyrë të gabuar”, shtoi Vettel.

Top Channel