Europa Ligë, Flamurtari humbet, por kualifikohet

07/07/2011 19:00

Flamurtari është kualifikuar për në raundin e dytë të kupës Europa Ligë falë rezultatit të përgjithshëm 4-3 me Buducnostin e Podgoricës.

Edhe pse janë mundur në ndeshjen e kthimit 1-2, ka qenë rezultati i ndeshjes së parë në Podgoricë ai që ka shtyrë skuadrën e Maganit në fazën tjetër.

Ka shënuar sërish Flamurtari i pari me Shehaj në pjesën e parë, ndërkohë në të dytën kanë përmbysur malazezët gjithçka brenda 5 minutash.

Në minutën e dytë Boskovic triblon brenda zonës dhe barazpeshon shifrat ndërsa në minutën e 77-të është sërish ai që shndërron në gol një 11-metërsh.

Megjithatë edhe pse janë mundur vlonjatët kalojnë për më tej ku i pret skuadra çeke e Jablonecit.

Ndeshja e parë mes Flamurtarit e Jablonecit zhvillohet sërish në Vlorë më 14 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 21 korrik.

Top Channel