Europa League, Flamurtari e Vllaznia në ndeshjet e kthimit

07/07/2011 12:00

Flamurtari dhe Vllaznia do të zhvillojnë sot dy ndeshjet e kthimit për raundin e parë eliminator të Kupës Europa League, respektivisht me Buducnostin dhe Birkirkaran.

Skuadra vlonjate është më pranë kualifikimit për në raundin tjetër pasi ka fituar 3-1 takimin e parë në Podgoricë rreth një javë më parë dhe avantazhi i golave e bën skuadrën e Maganit më të qetë pasi do t’i mjatonte një barazim, aq më tepër me një kundërshtar si Buducnosti, i cili në përballjen e parë tregoi një nivel më të ulët se skuadra shqiptare.

Takimi mes Flamurtarit dhe Buducnostit do të zhvillohet në Vlorë në orën 16.30.

Edhe Vllaznia do të zhvillojë këtë ndeshje kthimi në avantazh falë fitores 0-1 në Maltë me Birkirkaranë. Goli i Sukajt një javë më parë i jep mundësinë skuadrës së Josës që të jetë e qetë për këtë takim, për të siguruar një kualifikim të mëtejshëm për në raundin e dytë të kupës Europa League.

Ndeshja mes Vllaznisë e Birkirkarasë do të zhvillohet në Loro Borici në orën 19:00.

 

Top Channel