Doping në Indi, pushohen nga puna 4 manaxherë

07/07/2011 17:55

Ministri indian i Sportit ka pushuar nga puna katër drejtues të atletikës femërore e tronditur nga një skandal dopingu që po zgjerohet me shpejtësi.

Lajmin e ka bërë të ditur Times of India, sipas së cilës në javën e fundit 8 atlete kanë rezultuar pozitive.

Trajneri i skuadrës, ukrainasi Yuri Ogorodnik, që u hoq dy ditë më parë, ka hedhur poshtë akuzat e përfshirjes në këtë çështje.

Kontrollet janë duke vijuar në stadiume, në vende ku atletet ndodhen gjatë pushimit dhe në farmaci.

Top Channel