Argjentina, Batista rrezikon të largohet

07/07/2011 16:30

Fillimi zhgënjyes i Kupës së Amerikës rrezikon t’i kushtojë shtrenjtë teknikut të Argjentinës, Sergio Batista.

Sipas “Clarin”, trajneri i Messi dhe shokëve të tij rrezikon të përfundojë aventurën e tij në pankinën e kombëtares së Argjentinës nëse nuk do arrinte të mundte Kosta Rikën.

Që në provën kundër Kolumbisë tifozët kanë filluar të lavdërojnë Maradonën dhe janë të shumtë ata që do donin një kthim të “Pibe de oro” në pankinën e kombëtares.

Përveçse tifozëve, edhe shtypi argjentinës ka gjetur tek Batista dhe Messi dy fajtorët kryesorë të dy ndeshjeve të para në grup, ku Argjentina ka marrë dy barazime kundër Bolivisë dhe Kolumbisë.

Nëse këtë natë Bolivia do fitonte me Kosta Rikën kalimi i turneut do ishte në dilemë dhe çerekfinalja do i sillte kundërshtarë të fortë si Brazili apo Paraguaj.

Top Channel