Aguero do të qendrojë tek Atletico

07/07/2011 16:15

Ende dilema për skuadrën e ardhshme të Aguero. Nga Spanja mbërrijnë deklarata të tjera mbi të ardhmen e sulmuesit të Atletico Madrid.

“Vitin e ardhshëm do të luajë sërish me colchoneros. Sergio ka ende dy vjet kontratë, s’ka ku të shkojë”, është shprehur babai i Aguero për të përditshmen sportive “Marca”.

Me çdo mundësi, siç ka deklaruar edhe vetë Aguero, e ardhmja e tij do të vendoset pas Kupës së Amerikës.

Top Channel