Savic nga Partizani tek Manchester City

06/07/2011 16:00

Manchester City ka zyrtarizuar blerjen nga Partizani i Beogradit të mbrojtësit qendror 20 vjeçar, Stefan Savic.

Nuk është bërë e ditur shifra e paguar për ujdinë, por mediat angleze shkruajnë se bëhet fjalë për 6 milionë stërlina (rreth 6,5 milionë euro).

Savic, që luan edhe në kombëtaren e Malit të Zi, ishte një objektiv i merkatos së Romës, klub të cilit City kishte arritur t’i merrte edhe Clichy, ish futbollist i Arsenalit.

Me Citizens malazezi ka firmosur një kontratë 4 vjeçare.

Top Channel