Nga algat biokarburanti që vjen nga oqeani

06/07/2011 17:10

Oqeanet mund të jenë burimi më i madh i biokarburanteve. Përfundimin e ka nxjerrë një grup kërkuesish aglezë të Universitetit të Aberystwyth, sipas të cilit algat janë një alternativë interesante ndër bimët e destinuara të prodhojnë biokarburant.

Në veçanti kërkuesit kanë analizuar një lloj alge të quajtur Laminaria, duke treguar që është tërësisht e përshtatshme për realizimin e biokarburanteve, sidomos nëse mblidhet në verë.

Rezultati është prezantuar në Skoci në konferencën e Shoqërisë së Biologjisë Eksperimentale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA