Liga, kampionati fillon më 21 gusht

06/07/2011 16:50

Sezoni i ligës spanjolle do të fillojë më 21 gusht me derbin spanjoll mes Sevilias e Betis.

Reali i Jose’ Mourinho do të presë në Bernabeu Athletic, ndërsa Barcelona do të luajë jashtë fushe me Malagën e sheikut Abdullah Al Tani.

Dy super klasiket e Ligës mes Real Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohen më 11 dhjetor në Santiago Bernabeu dhe më 22 prill në Camp Nou.

Top Channel