Skandali i Princit Andrew me Epstein, një histori që nuk ka fund Komisioni Evropian ka kritikuar ashpër agjencitë ndërkombëtare të kreditimit, pas vlerësimit negativ të bërë nga Moody’s për Portugalinë.
Komisioni ka deklaruar se koha e degradimit ishte në dyshim dhe ngriti shqetësimin e një “sjelljeje të papërshtatshme” të agjencive në përgjithësi.
Më herët, ministri i Jashtëm grek Stavros Lambrinidis tha se veprimet e agjencive lidhur me krizën e borxhit kanë qenë “një marrëzi”.
Agjencitë e kreditimit kanë bërë vlerësime negative për Greqinë dhe Portugalinë edhe shumë herë të tjera. Tre agjencitë kryesore janë Standart&Poor’s, Moody’s Investors Service dhe Fithc.
Ministri gjerman i Financave tha në një konferencë për shtyp se ai donte të thyente fuqinë e këtyre agjencive dhe të kufizonte influencën e tyre.
Top Channel