Google, kërkimi në kohë reale pa Twitter

06/07/2011 18:05

Google ka ndërprerë funksionin “kohë reale” nga motori i kërkimit, një opsion që të lejonte të kapje azhornime të statusit nga rrjetet sociale.

Shkak është bërë skadenca e një kontrate me Twitter.

“Ka qenë një partner serioz për pothuajse 2 vjet, jemi të hapur për mundësinë e bashkëpunimeve të tjera në të ardhmen”, është shprehur zëdhënësi i grupit.

“Shërbimi i kërkimit social herët ose vonë do të kthehet”, premton Big G, edhe pse në vend të postimeve në “Facebook” e “Twitter” mund të shfaqen ato të të porsalindurit Google +.

Top Channel