F1, Massa: Titulli është i Vettel

06/07/2011 12:00

Felipe Massa, piloti brazilian i Ferrarit, mendon se Sebastian Vettel, lideri aktual i botërorit të Formula 1, duhet të bëjë shumë gabime në mënyrë që të humbë titullin kampion.

“Vettel duhet të bëjë shumë budallallëqe për të humbur këtë titull. Gjithsesi, ne të Ferrarit nuk duhet të dorëzohemi”, shkruan braziliani në blogun e tij.

“Gjëja më e mirë për të bërë është që të mos të hedhim sytë nga klasifikimi, por vetëm të punojmë në mënyrë që të përmirësohemi sa më shumë”, shtoi Massa, i gjashti në renditje dhe pa asnjë shpresë për titullin kampion.

Sebastian Vettel me Red Bull kryeson renditjen me 77 pikë distancë nga dy pilotët e vendit të dytë, Jenson Button (McLaren) dhe Marc Ëebber (Red Bull).

Top Channel