Argjentina, stërvitje sekrete

06/07/2011 15:30

Tifozët e shumtë argjentinas janë befasuar nga seanca stërvitore sekrete e përfaqësueses së tyre.

Ishin të shtumtë në numër ata që kishin shkuar të shihnin nga afër yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Mesi dhe atë të Manchester Sitit, Karlos Tevez.

Ndeshja e radhës së Argjentinës në kupën e Amerikës është ajo me Kolumbinë mëngjesin e sotëm.

Barazimi në takimin e parë 1-1 me Bolivinë ka qenë zhgënjyes për përfaqësuesen argjentinase, për këtë arsye trajneri Batista ka përgatitur modifikimin e radhës së skuadrës së tij për këtë ndeshje.

Kolumbia vjen në këtë ndeshje pas fitores 1-0 me Kosta Rikën në përballjen e parë dhe përkohësisht kryeson grupin C.

Gjithsesi trajneri i tyre Gomez, ka deklaruar se takimi me Argjentinën do të jetë shumë i fortë për ta e padiskutim që do të futen në fushën e lojës si skuadra me më pak shanse për të fituar.

Top Channel