Sekondi i kushtueshëm
05/07/2011 17:40
Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen “koha është flori”, por nuk e dimë vlerën e vërtetë monetare të saj.
Por, në rastin e atletit kenian të maratonës, Nicholas Manza Kamakya, mund të themi me saktësi se sa vlen 1 sekondë.
Për të, një sekondë vonesë kushtoi plot 19 mijë euro. Kamakya fitoi maratonën e parë të tij në Australi me kohën 2 orë, 10 minuta e 1 sekondë duke marrë 10 mijë euro për suksesin.
Deri këtu gjithçka në rregull, por organizatorët kishin vënë në dispozicion edhe 19 mijë euro plus nëse fituesi do ta përfundonte garën për 2 orë e 10 minuta ose më pak.
Pra, vetëm për 1 sekondë atleti afrikan humbi këtë shumë të madhe parash.
Top Channel