Real Madrid, 30 milionë euro për Coentrao

05/07/2011 15:40

Fabio Coentrao, tashmë ish-mbrojtësi i majtë i Benfikës, ka mbërritur në Spanjë për të nënshkruar kontratën me Real Madrid pasi përfundimit të vizitave mjekësore.

Benfica ka bërë të ditur se transferimi është arritur për 30 milionë euro.

Coentrao ka nënshkruar një kontratë 6-vjeçare me madrilenët.

Gjithsesi, ky çmim mund të ulet rreth 10 milionë euro me anë të transferimit të mbrojtësit të Realit, Ezequiel Garay, në Portugali.

 

Top Channel