Veprimet e mira vlerësohen edhe monetarisht. Por nuk ka ndodhur kështu
me Robert Adams, një 54-vjecar amerikan i Chicago-s, i cili gjeti një
cantë plastike me 17 mijë dollarë pranë një banke.
Një shifër e mirë, që një njeri më pak i ndershëm se ai mund t’i shpenzonte për qejfin e tij pa e vrarë shumë mendjen.
Por në fakt Adams, mendoi se paratë nuk ishin të tijat, ndaj vendosi t’i dorëzonte në bankë. Por zgjedhja e tij ishte e gabuar. Jo vetëm që nuk u vlerësua për veprimin që bëri, por Adams u gjobit me 500 dollarë, për shkak se nuk tha të vërtetën për vendin në të cilin kishte gjetur paratë.
Nëse i ndodh sërish të gjejë para të humbura, Adams do të mendohet mirë para se t’i dorëzojë…por shanset t’i ndodhë e njëjta histori janë shumë të pakta…!
Top Channel