Stoner, më i miri në provat kolektive

04/07/2011 21:30

Casey Stoner ka kapur kohën më të mirë në provat kolektive të Moto GP në Muxhelo.

Australiani i “Honda” ka arritur kohën 1’14”326, duke kaluar rekordin e
arritur nga vetë ai në kualifikimin e Cmimit të Italisë, 1’48”034.

Pas Stoner është renditur “Honda” e Marco Simoncelli, 1’47”422, i ndjekur nga Andrea Dovizioso me 1’48”061.

“Kapa kohën më të mirë me një gomë të re super të butë, por shkova mirë edhe me gomat e forta”, ka deklaruar Stoner.

Ndërkohë, në këtë sesion provash nuk kanë marrë pjesë skuderitë zyrtare të “Ducati” dhe “Yamaha”.

Top Channel