Kampionati botëror i vrapimit me gruan në krahë

04/07/2011 11:10

Në Finlandë praktikohet një sport që vërteton se dashuria ka peshë në jetë.

“Kampionati botëror i vrapimit me gruan në krahë” bën fjalë për një garë ku bashkëshortët duhet të vrapojnë 235 metra me gruan “të ngarkuar” në shpatulla dhe gjithashtu duhet të kalojnë pengesa si pellgje balte dhe pishina me ujë.

Kushtet e pjesëmarrjes në këtë garë janë: gruaja duhet të jetë më e madhe se 17 vjeç dhe të peshojë më shumë se 49 kg.

Fituesi, ai që arrin të përshkruajë 253 metra në një kohë më të shkurtër, merr birrë aq sa pesha e bashkëshortes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA