Inter arrin marrëveshjen për Alvarez

04/07/2011 10:10

Mungon vetëm plotësimi i dokumenteve për transferimin e Ricky Alvarez tek Interi.

Mëngjarashi argjentinas i Velez është kërkuar me ngulm nga presidenti i zikaltërve, Massimo Moratti, dhe ardhja e 23-vjeçarit mund të nënkuptojë edhe largimin e Wesley Snejder.

Në orët e fundit Manchester United ka treguar sërish interes për hollandezin dhe trajneri i Djave të Kuq, Sir Alex Ferguson, do të zgjedhë në ditët e ardhshme mes organizatorit të Interit dhe Luka Modric përforcimin e ardhshëm të ekipit të tij.

Top Channel