Futbollisti anonim, një nga më të paguarit në botë

04/07/2011 09:50

Emri i tij nuk është i dëgjuar edhe nga tifozët më të flaktë të futbollit, por Dario Conca është shndërruar në një nga futbollistët më të paguar në botë.

Sulmuesi argjentinas ka nënshkruar një kontratë prej 10.6 milionë eurosh në sezon me ekipin kinez të Guangzhou Evergrande. Vetëm Cristiano Ronaldo me 12 milionë euro, Wayne Rooney me 11.5, Messi me 11 dhe Yaya Toure me 10.8 janë futbollistët që fitojnë më shumë, por mbesin prapa emra si Eto’o, Torres, Kaka’ apo Ibrahimovic.

Conca ka luajtur më parë me River Plate, Rosario (Argjentinë), Vasco de Gama dhe Fluminense (Brazil). Me Fluminensen ka pasur suksesin më të madh duke u shpallur edhe si lojtari më i mirë i kampionatit brazilian në vitin 2010.

Në moshën 28-vjeçare Dario Conca, i cili nuk ka luajtur asnjëherë për përfaqësuesen argjentinase, është transferuar në një ligë të nivelit të ulët, por do të përfitojë pagën e një kampioni.

Top Channel