Shqiptarët harxhojnë mesatarisht vetëm 4 orë në ditë për të punuar, ndërkohë që flejnë mesatarisht 9 orë.
Në një studim të kryer nga INSTAT, ku janë marrë në shqyrtim për një vit 2250 familje është evidentuar se meshkujt jo vetëm harxhojnë më shumë kohë për punë të paguar ne krahasim femrat, por paguhen te pakten 35 % me shume se gjinia femerore, per te njejten kohe pune
Ne kete studim tregohen se 95 % e grave dhe 39 % e burrave merren me pune shtepie, kujdesen per femijet, pergatisin ushqimin dhe bejne pazarin. Ekspertet kane analizuar diten e nje familjeje normale, ku rezulton mesatarisht se rreth ores 23 te mbremjes te pakten 40 % e burrave shkojne per te fjetur dhe 60% e grave jane duke bere pune ne shtepi.
Meshkujt shqiptare kane me teper kohe te lire per t’u marre me veten apo per te pare televizor, ne krahasim me meshkujt ne Norvegji, ku puna ne familje ndahet njesoj mes dy partnereve. Nderkohe ne Itali burrat harxhojne me shume kohe per punet e shtepise sesa grate.
Top Channel