Britani, masa anti-krizë për mbretëreshën

04/07/2011 19:25

Masa anti-krizë për të gjithë! Kostot e mirëmbajtjes së monarkisë në Britaninë e Madhe kanë rënë me 1.8 milionë stërlina.

Bëhet fjalë për 5.3 për qind shpenzime më pak, në kuadër të një sistemi financimesh të prezantuar nga qeveria e David Cameron.

“Ulja e shpenzimeve, për të cilën mbretëresha duket plotësisht dakord, lidhet me shtyrjen e shpenzimit të mirëmbajtjes së pallateve dhe me një bllok pagash që do të vijojë këtë vit”, ka bërë të ditur Buckingham Palace.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA