Cana tek Lacio, mungon vetëm zyrtarizimi

03/07/2011 18:30

Tratativat e Lacios, të nisura rreth një muaj më parë, për marrjen e Lorik Canës nga Gallatasaraj, përfundojnë si mos më mirë. Cana është një lojtar i bardhekaltërve. Mediat italiane shkruajnë se në datën 7 korrik Cana do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja.

Lajmi konfirmohet edhe nga vetë klubi turk që gjithashtu nga kjo marrëveshje siguron shërbimet e portierit Muslera, i cili ditët e fundit ishte barrikada e kalimit të Canës në Serinë A.

Sipas drejtorit sportiv të skuadrës turke, Ali Gursoy, thelbësore në arritjen e kësaj marrëveshje ishte ndërhyrja e koordinatorit sportiv të Gallatasarajit, Bulent Tulun, që mesa duket ka luajtur një rol vendimtar në bindjen e Muslerës për të luajtur në Turqi.

Detajet e marrëveshjes pritet të mësohen pas zyrtarizimit të saj që parashikohet të ndodhë shumë shpejt.

Top Channel