Spanjë, mbreti në reklamën për të rritur
02/07/2011 16:45
Është hequr pas disa orësh dje në Madrid një reklamë e madhe për një kompani kanadeze që favorizon kontaktet nëpërmjet internetit mes njerëzve të martuar në kërkim të një tradhëtie.
Në reklamë përdoreshin tre personalitete: në të majtë princi Karlo i Anglisë, në mes mbreti Juan Carlos dhe në anën tjetër ish presidenti amerikan Bill Clinton.
“Çfarë kanë të përbashkët këto ‘lartësi’? Duhet të përdornin Ashley Madison”, thotë shkrimi në banderolën e madhe të vendosur në fasadën e një ndërtese.
Top Channel