Platini: Blatter nuk është i korruptuar

02/07/2011 15:50

Michel Platini mbron Joseph Blatter, i rizgjedhur për të katërtën herë në presidencën e FIFA-s një muaj më parë në një votim të të ndikuar nga një skandal korruptiv.

“Blatter nuk është një djall dhe as një ëngjëll. Mund të kritikohet mënyra e tij për të menaxhuar FIFA-n, por nuk është një i korruptuar. Nëse ka korrupsion në FIFA, kjo nuk lidhet direkt me Blatter”, ka deklaruar presidenti i UEFA-s për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“Unë pasuesi i tij? Jam shumë mirë tek UEFA. Do shohim në kohën e duhur”, theksoi Zeitung.

Top Channel