Nasri lë Arsenal, është në merkato

02/07/2011 16:10

Samir Nasri nuk ka arritur asnjë marrëveshje me Arsenalin për zgjatjen e kontratës dhe është i lirë për merkaton e verës.

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, Nasri ka refuzuar 400 mijë euro në muaj që Gunners i kishin propozuar për të zgjatur kontratën e tij përtej qershorit 2012.

Për mesfushorin francez janë të interesuar dy klubet e Manchester dhe Chelsea.

Çmimi minimal i fiksuar nga Arsenali ëshë 22 milionë euro.

Top Channel