Leo tek PSG, firma cështje kohe

02/07/2011 13:30

Njoftimi zyrtar për mbërritjen e Leonardo tek Paris Saint-Germain pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme.

Kështu bën të ditur televizioni francez TF1, sipas të cilit, pas largimit nga Inter, brazilianit nuk i mbetet gjë tjetër vecse të firmosë kontratën e re.

Në këtë pikë, saktëson më tej TF1, klubi parizien do të mund të aktivizohet plotësisht në merkaton e futbollit, me një buxhet që mund të arrijë 70 milionë euro.

Top Channel