Tenis, Djokovic finalist dhe numri 1 i renditjes

01/07/2011 17:30

Novak Djokovic ka arritur finalen e turneut Wimbledon dhe në të njëjtën kohë ka marrë numrin 1 të renditjes ATP duke zbritur në vend të dytë spanjollin Rafael Nadal.

Tenisti serb ka mundur në gjysmëfinalen e parë të turneut të famshëm francezin Jo-Wilfred Tsonga 3-1 me sete: 7-6, 6-2, 6-7 dhe 6-3.

Kjo është finalja e parë që serbi arrin në Londër.

Djokovic do të ndeshet në finalen e së dielës me fituesin e gjysmëfinales së dytë Nadal-Murray.

Top Channel