Spanjë, kthehet “balconing”, një i vdekur në Ibiza

01/07/2011 17:30

Me sezonin turistik veror kthehet në Spanjë fenomeni i “balconing” (të hedhurit nga ballkoni), që nga dje deri më sot ka shkaktuar një të vdekur dhe dy të plagosur rëndë në Ibiza dhe Majorka.

Lajmin e ka bërë të ditur shtypi spanjoll.

Dje në mbrëmje një i ri britanik, 24 vjeçar, ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një dhome hoteli, në katin e katërt, në Ibiza.

Në agim dy turistë, gjermanë, kanë rënë nga ballkoni i hotelit të tyre në Majorka dhe janë në gjendje të rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA