Pogradec, burg pa afat për vrasësin e 35-vjecares

01/07/2011 12:25

Gjykata e Pogradecit dha masën e sigurisë burg pa afat për 60-vjecarin,
autor i vrasjes së një 35-vjecareje pak ditë më parë në një hotel të
qytetit.

Halim Hykellari ekzekutoi me mjete te forta shtetasen Mirela Spahiu, me të cilën kishte lidhje intime.

Hykellari e pranoi në polici pas arrestimit krimin e kryer, duke shpjeguar se shkak për vrasjen ishte xhelozia.

Mirela Spahiu ishte nënë e dy fëmijëve, të cilët tani kanë mbetur jetimë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA