Në greve urie për pronën

01/07/2011 03:15

Moszgjidhja e cështjes së pronës prej vitesh ka detyruar një 75 vjecar nga Burreli të hyjë në një grevë urie.

Hajredin Rami ka zgjedhur trotuarin para prokurorisë së rrethit Burrel si vendin ku kërkon të shprehë protestën e tij.

Ai ka mundur të fitojë një pronë në qendër të qytetit të Burrelit, por ajo është cënuar edhe nga persona të tjerë që kanë ndërtuar pranë duke zaptuar edhe hapësirat publike.

Një seri gjyqesh dhe padish reciproke janë zhvilluar në gjykatë e më pas në prokurori, por për vite të tëra kjo cështje nuk gjeti zgjidhje.

Hajredin Rami tregon se shumë dokumente që lidhen me pronën e tij janë falsifikuar ndërsa vetëm nga prokuroria është sorollatur 8 vjet rresht.

Grevisti urisë është vizituar nga mjekët e spitalit të Burrelit që kanë parë gjendjen e tij shëndetësore, e cila për shkak të moshës dhe vendin të papërshtatshëm ku po zhvillohet kjo grevë, është duke u renduar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta