Meta: Duhet reformë zgjedhore

01/07/2011 10:10

Raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës vijojnë takimet në Tiranë, duke ndaluar në stacionin e radhës që ishte selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Pas takimit Meta u shpreh se në qendër të bisedës ishte situata paszgjedhore.

“Ndamë mendime të përbashkëta për rezultatin e ngushtë të zgjedhjeve. Vendimet e gjykatave janë të padiskutueshme, ndërsa është tepër i rëndësishëm realizimi i reformës së re zgjedhore”, tha Meta.

Sipas tij, në kod duhet të përfshihen problematikat që u krijuan gjatë zgjedhjeve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA