Edhe pse kishin kaluar dy ditë asnjë nuk e kishte vënë re. Kështu në pishinën publike Veterans Memorial të Fall River, në Massachussetts, njerëzit kanë vazhduar të lahen, ndërsa në ujë ishte kufoma e një gruaje.
Trupi i Marie Joseph, një nënë 36 vjeçare, që ishte hedhur në ujë së bashku me një nga pesë fëmijët e saj, nuk ishte kthyer më në sipërfaqe.
Fëmija, 9 vjeç, kishte lajmëruar një punonjës për zhdukjen e nënës, por asnjë nuk e mori seriozisht. Por jo vetëm, të njëjtën natë një grup adoleshentësh ishte zhytur në pishinë dhe kishin gjetur trupin, duke lajmëruar më pas punonjësit, por asnjë nuk i kishte dëgjuar.
Si rezultat ditën tjetër pishina ishte mbushur me njerëz që laheshin në ujin e pishinës, i cilësuar më pas nga autoritetet shëndetësore që më në fund hoqën trupin, si i turbullt.
E vetmja siguri për plazhistët ishte se klori i kishte mbrojtur nga infeksione të mundshme.
Tani pishina është mbyllur dhe i gjithë personeli është pezulluar përkohësisht në pritje të rezultatit autopisë dhe të një hetimi.
Top Channel