Zbulohet quasar-i në kufijt e universit

30/06/2011 19:20

Një kartolinë nga universi i 12,9 miliardë viteve më parë. Ja se çfarë përfaqëson për astronomët ULAS J1120+0641, quasar-i më i largët dhe i shndritshëm i zbuluar ndonjëherë, që ka në brendësi të vetë një vrimë të zezë gjigande me një masë të barabartë 2 herë më të madhe se ajo e diellit.

Quasar-i është zbuluar nga një grup astronomësh evropianë dhe mund t’u hapë kërkuesve një dritare për një fazë të jetës së universit që është ende pak e njohur, përfshirë edhe 150-800 milionë vite pas Big Bang.

Quasar (quasi-stellar radio source) është një bërthamë e një galaktike aktive shumë e largët dhe shumë energjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA