Shqipëria, hartë dixhitale për zjarret

30/06/2011 20:40

Shqipëria tashmë zotëron një program satelitor i cili tregon zonat më të ekspozuara ndaj zjarreve.

Harta e përditësuar me zonat e rrezikuara nga zjarret është vënë në dispozicion të autoriteteve përkatëse për marrjen e masave.

Ky program i Emergjencave Civile, ndihmë e homologëve të tyre italianë, do të pasurohet pas datës 8 korrik të këtij viti edhe për parashikimin e tërmeteve apo të rrëshqitjeve të dheut.

Sipas kreut të Emergjencave Civile, Alfred Olli, kjo minimizon me dhjetë herë rënien e zjarreve në pyje dhe ndihmon në shpejtimin e ndërhyrjes.

“Është një projekt satelitor që do jetë gati për ne. Ai synon uljen e dëmeve të shkaktuara në pyje. Nëse ne do kishim 10 zjarre, me këtë mjet kemi vetëm 1 zjarr të paparashikuar. Ndërsa faza e dytë është parashikimi i tërmeteve dhe rrëshqitjeve masive të tokës”, ka deklaruar Olli.

Vera e sivjetme sipas agjencive përkatëse që i referojnë informacionet tek Emergjencat Civile do të jetë me temperatura të larta, por të ndara në reshje shiu, c’ka shpjegon një situatë normale të rënies së zjarreve në vend.

“Do të ketë një rritje të temperaturave në korrik e gusht, por do ketë edhe reshje shiu, gjë që ndikon tek mospasja e zjarreve masive”, ka sqaruar Olli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA